Një tjetër pretendent për Bajramin

Futboll

Një tjetër pretendent për Bajramin

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 13:18
Një tjetër pretendent për Bajramin

Nedim Bajrami zhvilloi një super sezon me Empolin në Serinë B, duke ndihmuar skuadtën të ngjitet në elitë për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori luajti titullar në pjesën më të madhe të kohës, ndërsa kontribuoi me gola dhe asiste. Në këtë formë, për Bajramin nuk mund të mungonte interesimi nga ekipe që janë të konsoliduara në Serinë A.

Kështu, Sampdoria para disa kohësh ka bërë sondazh për shqiptarin, por tashmë në garë është futur edhe Sasuolo. Këta të fundit njihen për talentet që promovojnë, duke qenë se objektivi i tyre në kampionat është evidentimi i të rinjve dhe loja tërheqëse, shkruan vipsport.

Ndaj, Bajrami do të përshtatej më së miri me Sasuolon, ndërsa në rast se gjithçka mbyllet me sukses, atëherë do të zëvendësonte Manuel Lokatelin, i cili pritet të kalojë të Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat