Për Albën, ajo çfarë bëri Barcelona është vërtet qesharake

Futboll

Për Albën, ajo çfarë bëri Barcelona është vërtet qesharake

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 13:33
Për Albën, ajo çfarë bëri Barcelona është vërtet qesharake

Jordi Alba publikisht nuk ka nguruar të flasë për gabimin e pakthyeshëm që bëri Barcelona në verën e vitit 2020.

Klubi, atë kohë me president Josep Bartomeun, vendosi t’ia shesë Atletico Madridit njërin prej sulmuesve më të mirë në histori, Luis Suarezin.

Suarez shkëlqeu në Wanda Metropolitano ku u transferua vetëm për 6 milionë euro dhe e ndihmoi Atleticon ta fitojë La Ligën.

Për Albën, ajo çfarë bëri Barcelona është vërtet qesharake.

“Ishte qesharake”, tha ai për Cadena SER: “Ai i ka dhënë shumë Barcelonës, dhe ata e larguan për asgjë, dhe e dërguan te rivali Atletico”.

“Dhe shikoni në fund ata e fituan Ligën me të. Nuk më pëlqeu. Përvec miqësisë që kemi, më thoni se ku do të gjeni një sulmues si ai?”.

“Është e vështirë për të gjetur një si ai, ka shumë lojtarë të mirë, por Luis na ka dhuruar neve…..”.

“Atmosfera me të në skuadër gjithmonë ka qenë fantastike, ato që janë shkruar e raportuar janë edhe më qesharake. Jam shumë i lumtur për të pas një viti të vështirë që ka pasur. Mos harroni, ai është golashënuesi i tretë më i mirë në histori të klubit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat