​Formacionet e mundshme të Belgjikës dhe Rusisë

Futboll

​Formacionet e mundshme të Belgjikës dhe Rusisë

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 15:56
Belgjikë - Rusi

Stadiumi “Gazprom Arena” do të jetë vendtakimi i përballjes mes Belgjikës dhe Rusisë, ku do të jetë përballja e parë e të dy kombëtareve në këtë Euro 2020, në kuadër të Grupit B.

Kombëtarja e Belgjikës synimin e vetëm do ta ketë tek triumfi në Euro 2020, pasi që edhe në ranglistën botërore gjenden të parët, kurse Rusia pret që të përmbush synimin për të kaluar fazën e grupeve në vendin e dytë në tabelën e Grupit B.

Statistikë interesante për Belgjikën është që në 22 nga 24 ndeshjet e fundit gjithmonë në pjesën e parë ka shënuar gol, kurse Rusia në rrugëtimin për kualifikim në Euro 2020, regjistroi tetë fitore në 10 ndeshje, duke shënuar gjithsej 33 gola.

Të dy kombëtaret do të kenë mungesa të lojtarëve, ku tek Belgjika nuk do të paraqiten mesfushori i Manchester Cityt Kevin De Bruyne, dhe ai i Dortmundit Axel Witsenl, ndërsa Rusia nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit të Zenitit Andrey Mostovoy.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Belgjika (3-4-2-1): Courtois; Alderweireld, Denayer, Vertonghen; Castagne, Tielemans, Dendoncker, Carrasco; Mertens, Hazard; Lukaku

Rusia (3-4-2-1): Shunin; Barinov, Dzhikiya, Semenov; Fernandes, Zobnin, Ozdoev, Kuzyaev; Miranchuk, Golovin; Dzyuba

Grupi B

21:00 Belgjika – Rusia (Stadiumi Gazprom Arena-Saint Petersburg)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat