Holandezët nuk i besojnë

Futboll

Holandezët nuk i besojnë

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 23:07
Holandezët nuk i besojnë

Tifozët e Holandës nuk kanë aspak besim te Frank De Bur me sa duket. Holanda dukej si një pretendente për të fituar Europianin nën drejtimin e Ronald Kuman, por me largimin e tij dhe afrimin e Frank De Bur, situata ka ndryshuar plotësisht, si sa i përket rezultateve të ekipit ashtu edhe entuziazmit rreth tij.

Kështu, një tifoz ende i paidentifikuar ka menduar që t’i dërgojë një mesazh të qartë trajnerit gjatë stërvitjeve të kësaj javë. Një avion i vogël është shfaqur mbi fushën stërvitore duke mbajtur një mesazh për teknikun.

“Frank, të zakonshmin 4-3-3!”, ishte sugjerimi që vinte nga ky avion për trajnerin, duke iu referuar skemës që presin tifozët. Por De Bur i është kundërpërgjigjur menjëherë këtij tifozi në konferencë për shtyp, “Faleminderit për sugjerimin, por formacioni do të mbetet 3-5-2”, tha De Bur.

Trajneri i Holandës nuk është i vetmi që ka marrë sugjerime nga tifozët. Një avion i tillë është shfaqur edhe mbi fushën stërvitore të Anglisë. “Pjesa më e madhe e golave kroatë vijnë nga e majta”, ishte sugjerimi në avion, duke ngacmuar Sauthgejt i cili ka grumbulluar katër mbrojtës të djathtë në këtë Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat