Skuadra prizrenase përforcohet me Gashin

Futboll

Skuadra prizrenase përforcohet me Gashin

Nga: K.G. Më: 13 qershor 2021 Në ora: 11:11
Skuadra prizrenase përforcohet me Gashin

Skuadra nga Prizreni, A&N, përforcohet për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës. Prizrenasit synojnë të janë sa më të kompletuar dhe një skuadër kompakte. 

“Roni Gashi përforcon skuadrën tonë. I lindur në Prizren , një futbollist i dalluar qysh në grupmoshat e reja të KF Lirisë me një të ardhme të ndritur ky është Roni Gashi, përforcimi i ri i skuadrës tonë.

Karrierën si futbollist profesional e filloi te KF Liria duke u bërë pjesë e ekipit senior ku me paraqitje mbresëlenëse arriti ta ruajë vendin e tij si titullar, pas shumë viteve pjesë e Lirisë ai vendosi që ti bashkohet skuadrës së KF Teuta - Durrës, u shqua si një talent premtues i pandalshëm, pas një aventure në Shqipëri, Roni u rikthye në Kosovë me konkretisht te skuadra e Ballkanit nga Theranda, ku edhe aty nuk munguan paraqitjet e mira, por edhe aty kishte mbyllur sezonin ku u rikthye në vendlindje te KF Liria këtu sezonin paraprak e përfundoi më së miri ku edhe ndihmoi ekipit e tij në arritjet e objektivave

Nga sot Roni është pjesë e skuadrës tonë ku premton angazhim maksimal ku të gjithë së bashku ta arrijmë inkuadrimin në Superligë, Roni saktësisht do të prezantohet ditën e marte në një mënyrë më ceremoniale, të urojmë suksese Roni Gashi. FC A&N gjithashtu ju kishte premtuar që do të ketë shpërblime për çdo transferim ku me një koment duke qëlluar inicialet ju mund të jeni fitues i çmimeve si më poshtë: 
5 personat e parë janë fitues të 5 palë trenerkave (rubrikat me kaltërt të errët)

20 personat e tjerë janë fitues të 20 maicave të Tifozërisë "ILIRËT" (rubrikat me kaltërt të qeltë)”, njofton A&N.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat