Modriç: Anglia do të jetë me siguri e motivuar

Futboll

Modriç: Anglia do të jetë me siguri e motivuar

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 14:55
Modriç: Anglia do të jetë me siguri e motivuar

Luka Modriç e di që ky do të jetë turneu i tij i fundit në një kombëtare të plakur tashmë që ka nisur të ndryshojë brezin. Por, kapiteni i Kroacisë nuk mendon për pensionin, përpara shansit të fundit për të bërë një tjetër mrekulli si ajo e Botërorit “Rusi 2018”, ku skuadra e tij shkoi deri në finale.

“Ndeshja me Anglinë do të na ndihmojë për të kuptuar menjëherë se në çfarë niveli jemi. Anglia do të jetë me siguri e motivuar për shkak të përballjeve të fundit dhe në veçanti në Botërorin e Rusisë. Tifozët anglezë presin nga ata që të hakmerren, por kjo është një gjë e mirë. Neve na pëlqen që të luajmë në ndeshje të tilla”, tha mesfushori i Realit të Madridit në konferencën për shtyp.

I pyetur disa herë nga gazetarët se kur ka vendosur që të varë këpucët në gozhdë, 35-vjeçari u përgjigj: “Për momentin unë ndihem mirë. Atëherë kur nuk do të ndihem më kështu, pavarësisht se unë dyshoj se do ta humbas ndonjëherë këtë pasion që kam për të luajtur me kombëtaren, pavarësisht moshës sime. Por, do të vijë një moment kur unë do të kuptoj se nuk mund ta ndihmoj më skuadrën dhe do të vijë një trajner i ri që në të ardhmen të më thotë se nuk ka më nevojë për mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat