Ancelotti dëshiron transferimin e sulmuesit të Chelseas

Futboll

Ancelotti dëshiron transferimin e sulmuesit të Chelseas

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 14:54
Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka kërkuar transferimin e sulmuesit të Chelseas Timo Werner.

Sipas ‘Fichajes’, Real Madrid po përgatitet për transferimin e papritur të Werner.

Forma e Werner ishte e luhatshme me Chelsean, por Ancelotti mbetet një fans i madh i futbollistit, dhe ka kërkuar transferimin e tij në skuadër.

25- vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 52 paraqitje me fanellën e Chelseas në të gjitha garat, duke realizuar 12 gola dhe 15 asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat