Klubi anglez duhet ta rrisë ofertën për Sanchon

Futboll

Klubi anglez duhet ta rrisë ofertën për Sanchon

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 15:57
Jadon Sancho

Klubi anglez duhet të jep ofertë më të lartë për sulmuesin e Borussia Dortmund Jadon Sancho.

Sipas mediave angleze, drejtuesit e Man Utd kanë zhvilluar takime me drejtuesit e Dortmund gjatë vikendit për të gjetur një marrëveshje për Sanchon.

Sancho besohet se ka arritur marrëveshje personale me “Djajtë e Kuq”, por tani ka mbetur të arrihet marrëveshja me Dortmundin.

Klubi gjerman dëshiron 95 milionë euro për ta lënë të lirë 21- vjeçarin, ndërsa United ka ofruar 70 milionë.

Anglezi, sezonin e kaluar zhvilloi 38 paraqitje me fanellën e Dortmund në të gjitha garat, duke realizuar 16 gola dhe 20 asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat