​Real Madridi vjen me Kamp Stërvitor në Kosovë

Futboll

​Real Madridi vjen me Kamp Stërvitor në Kosovë

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 16:27
​Real Madridi vjen me Kamp Stërvitor në Kosovë

Njëri ndër klubet më të mëdha në botë Real Madridi do të mbaj një kamp stërvitor prej pesë ditësh dhe do të ketë për qëllim zbulimin dhe avancimin e talentëve të futbollit në vendin tonë.

Robin Krasniqi, përfaqësues zyrtar i kampit të Real Madrid në Kosova me këtë rast tha se është shumë i lumtur që ka punuar dhe ka arritur që ta sjellë këtë projekt në Kosovë dhe kjo është bërë për shkak të entuziazmit të madh që ekziston për futbollin në Kosovë.

Krasniqi: Jam shumë i lumtur që e kemi sjellur këtë projekt këtu në Kosovë.

“Jam shumë i lumtur që pas një pune disa mujore janë.... storie. Mua më kanë pyetur njerëzit nga Anglia, nga shtete të ndryshme se pse e keni zgjedhur Kosovën që ta organizojmë dhe është një arsye e thjeshtë. Edhe pse nuk e flas shumë mirë gjuhën shqipe por kam një lidhje me Kosovën dhe shtëpia imë është këtu. E di që në Kosovë natyrisht ka një entuziazëm shumë të madh rreth futbollit kështu edhe në një far mënyrë është nder ky. Gjithmonë kam menduar se si t’ia kthej diçka shtetit... dhe besoj se ky ka qenë projekti i duhur. Natyrisht që Real Madridi është një prej skuadrave më të mira në botë dhe besoj se ky projekt do të jetë i duhuri për ne.”, tha Krasniqi.

Ndërsa Arlind Sadiku, zëdhënës i kampit stërvitor të Real Madridit në Kosovë tha se ky eveniment është shumë i rëndësishëm sepse do të drejtohet nga trajner dhe skaut r të njëri prej klubeve më të mira në botë.

Sadiku: Fëmijët do të kenë një eksperiencëq te veçantë dhe një rast shumë të mirë për t’u stërvitur nën vazhgimin e trajnerëve të Real Madridit.

“Besoj që do të jetë një kamp stërvitor që i është nevojitur fëmijëve tanë për të punuar në mënyrat më të përparuara që mund të ketë një klub. E dimë që Real Madridi është një prej klubeve më të mëdha ne Evropë nëse jo më i forti kështu që për fëmijët tanë besoj që fillimisht do të jetë një kënaqësi të punojë me ekspertët e futbollit, do të jenë dy trajner që do të vijnë nga Spanja. Në të njëjtën kohë ata janë skaut dhe do të kenë mundësi që të përcjellin fëmijët nga mosha 6 deri në 16 vjeç, pra do të jenë pjesë e këtij evenimenti, kështu që për të gjithë fëmijët natyrisht që është eksperiencë e cila u ka munguar sepse e dimë se në çfarë kushte punohet në Kosovë.”, tha Sadiku.

Me tutje Sadiku sqaroi se në fund ta trajnimit, fëmijët do të paisen me një çertifikatë dhe ata që tregojnë talent mund të vërehen nga skautët dhe mbase edhe të bashkohen me klubin mbretëror një ditë.

Sadiku: Fëmijët do të pajisen me certifikata na fund të trajnimit

“Në fund fëmijët do të marrin nga një certifikatë nga klubi kështu që edhe do te kenë mundësi natyrisht që nëse prej trajnerëve, skautëve të Real Madridit sheh talentin tek ata do të kenë mundësi të ftohen në një të ardhme te klubi mbretëror, por ç’është më ë rëndësishmja po e themi edhe njëherë është që eksperiencë sikur kjo është e veçantë sepse është njëjtë sikur të kryesh një kamp stërvitor në Spanjë, njëjtë edhe në Kosovë sepse me të njëjtat mënyra, metoda që punohet atje, do të punohet edhe në Kosovë.”, tha Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat