Ramadani transferohet në Hungari

Futboll

Ramadani transferohet në Hungari

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 19:36
Ylber Ramadani

Mesfushori defanziv, Ylber Ramadani, është transferuar te ekipi MTK Budapest, në Hungari.

Pas katër sezoneve të kaluara te ekipi nga Danimarka, Velje, 25 vjeçari ka arritur marrvëshje me skuadrën nga kryqyteti hungarez, që është ekipi i dytë më i trofeshëm në këtë vend, me 23 tituj kampion.

Reprezentuesi i Kombëtarës së Shqiperisë, karrierën e ka nisur te ekipi i Ferizajit, teksa në Kosovë ka luajtur edhe për Prishtinën dhe Dritën.

Teksa para transferimit në Danimarkë, luajti edhe te Partizani i Shqipërisë.

Në deklaratën zyrtare nga klubi, drejtori sportiv Balazs Polyak ka thëne se Ylber Ramadani do të ketë rol të rëndësishëm për ekip.

Në vitin 2018, Ramadani ka debutuar më fanelën e kombëtares shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat