Ja çfarë thotë shqiptari për sharjen e Arnautoviqit

Futboll

Ja çfarë thotë shqiptari për sharjen e Arnautoviqit

Nga: K.Goca Më: 15 qershor 2021 Në ora: 14:04
Ja çfarë thotë shqiptari për sharjen e Arnautoviqit

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut po përgatitet për ndeshjen kundër Ukrainës, e cila luhet të enjten. Lidhur me incidentin me Marko Arnautoviq, shqiptari Ezgjan Alioski, thotë se është normale që lojtarët debatojnë gjatë ndeshjes, por pas ndeshjes ata biseduan dhe u pajtuan.

Ai thotë se nuk e di saktësisht se çfarë tha dhe i takon UEFA-s të vendosë nëse duhet të merren masa disiplinore.

"Ne kemi pasur një debat gjatë ndeshjes. Unë mendoj se është një gjë normale dhe jo një gjë e keqe. Është mirë që biseduam pas ndeshjes. Sa për fjalët e sakta, nuk dua të spekuloj se çfarë tha ai. UEFA ka regjistrimet dhe së bashku me federatën le të vendosin. Ka situata të tilla në çdo ndeshje.

"Nëse mbetet vend për procedure disiplinore" - tha Alioski.

Duhet theksuar se Marko Arnautoviq e ka sharë  me nënë Alioskin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat