Pas frikës, ja çfarë thonë për Eriksenin

Futboll

Pas frikës, ja çfarë thonë për Eriksenin

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:15
Pas frikës, ja çfarë thonë për Eriksenin

Pas frikës, Danimarka rikthehet në fushë. Skuadra nordike, pushoi të dielën dhe me përmirësimin e gjendjes shëndetësore të Kristian Eriksenit, ata u stërvitën për të përgatitur ndeshjen e dytë të turneut, atë kundër Belgjikës të enjten.

Agjenti i Erkisenit, Shots, tha për “Gazzetta dello Sport” për natën e parë të klientit të tij, i cili pësoi arrest kardiak në fushë gjatë ndeshjes me Finlandën, se ai është në humor të mirë dhe gjendja e tij po përmirësohet. Madje, ka premtuar se do të rikthehet edhe në fushë.: “Unë nuk dorëzohem. Dhe mund edhe të stërvitem…”, tha mesfushori i Interit në mesazhin dërguar shokëve të skuadrës.

Sipas shefit të komunikimit në Federatën Daneze, Jakob Hojer, Eriksen vijon të jetë nën monitorimin e mjekëve në spital. Ai ka folur me futbollistët e tjerë të kombëtares. “Në mënyrën e tij na tha se duhet të mendojmë për ndeshjen e së enjtes, kundër Belgjikës”, tha mesfushori Pierr-Emil Hojbjerg.

Jashtë spitalit është vizatuar edhe një murale me moton e “Tre Musketierëve”: “Një për të gjithë, të gjithë për një”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat