Silva duket se nuk është më i kënaqur

Futboll

Silva duket se nuk është më i kënaqur

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 13:35
Silva duket se nuk është më i kënaqur

Bernardo Silva duket se nuk është më i kënaqur me eksperiencën te Mançester Siti.

Portugezi, sezonin që lamë pas është aktivizuar në 26 takime për qytetarët, numri më i ulët gjatë katër viteve të tij në Angli.

Ndaj, Silva kërkon të ndryshojë ambient, ndërsa mediat njoftojnë pëlqimin e tij për Atletiko Madrid. Spanjollët do të fitonin një lojtar me shumë fantazi, megjithatë për momentin nuk ka ende lëvizje konkrete.

Sakaq, trajneri Guardiola do të bëjë edhe një tentativë për ta mbajtur në ekip portugezin, ndërsa kërkon ta sigurojë se ai e ka në planet e tij për sezonin e ri ku Siti ka detyrën sërish të fitojë Premier League dhe të triumfojë në Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat