Ngjarja me Eriksen ndryshon rregullat

Futboll

Ngjarja me Eriksen ndryshon rregullat

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 17:33
Ngjarja me Eriksen ndryshon rregullat

Rasti i Eriksen ka prekur të gjithë botën e futbollit.

Në minutën e 43-të të takimit Danimarkë-Finlandë, mesfushori ra pa ndjenja në fushë duke trembur publikun e gjerë. Ndërhyrja e shpejtë dhe vendosmëria e Kjaer kanë shmangur më të keqen.

Ky akt historik i kryer nga kapiteni i Danimarkës ka shërbyer si një mësim për federatën italiane.

Presidenti i Federatës Italianë të Futbollit, Gabriele Gravina, ka vendosur ta marrë si shembull rastin e mesfushorit për të ndryshuar rregulloren nga sezoni i ardhshëm. Lojtarët do të marrin gjithë trajnimin e nevojshëm për të ndërhyrë në rastet emergjente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat