Manchester Utd dhe Dortmund vijojnë përpjekjet

Futboll

Manchester Utd dhe Dortmund vijojnë përpjekjet

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 18:17
Manchester Utd dhe Dortmund vijojnë përpjekjet

Manchester United dhe Borussia Dortmund vijojnë përpjekjet për transferimin e mundshëm të “yllit” anglez, Jadon Sancho, në “Old Trafford”. Gjermanët e vlerësojnë sulmuesin anësor plot 80 milionë stërlina, ndërsa “Djajtë e Kuq” deri më tani kanë ofruar 67 milionë. Sipas gazetës gjermane “Bild”, Dortmundi ka besim se kjo negociatë do të përfundojë me sukses, me Manchester United të detyruar të rritë ofertën.

21-vjeçari ka qenë në shënjestrën e Man. Utd prej kohësh, teksa në sezonin e kaluar skuadrat ishin në bisedime, por nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët për vlerën e lojtarit. Klubi gjerman edhe për shkak të ndikimit të Covidit që ka patur tek financat ka vendosur ta zbresë vlerën e kartonit të lojtarit nga 100 milionë stërlina në 80.

Shefi ekzekutiv i të kuqve, Ed Woodward mori kritika të ashpra nga tifozët për shkak se nuk i siguroi shërbimet e Jadon Sanchos dhe si alternativë “Djajtë e Kuq” afruan në sulmuesin veteran, Edinson Cavani, që zhvilloi një sezon pozitiv, duke bëre që t’i rinovohej edhe një sezon tjetër  kontrata.

Sancho ështe pjesë e Anglisë në Euro2020, por në mënyrë surprizuese nuk u grumbullua për ndeshjen hapëse ndaj Kroacisë. Gjatë deklaratës se tij në media ai u shpreh se shumë nga lojtarët e kombëtares së “Tre Luanëve” e kanë pyetur vazhdimisht për të ardhmen e tij, por ai ka refuzuar të japë përgjigje konkrete.

Jadon Sancho prej disa sezonesh është pjesë e rëndësishme e verdhezinjve, në radhët e të cilëve ka treguar formën e tij të mire. Falë rendimentit të lartë 21-vjeçari është ftuar nga Gareth Southgate në kombëtare si dhe ka tërhequr vëmendjen e e klubeve më të mira europiane, me Manchester United që mbetet në “pole” për të siguruar shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat