Messi apo Ronaldo? Flet Del Bosque

Futboll

Messi apo Ronaldo? Flet Del Bosque

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 19:10
Messi apo Ronaldo? Flet Del Bosque

Dilema se cili është lojtar më i mirë mes Messit dhe Ronaldos vazhdon ende dhe nuk ka fund.

Së fundmi në lidhje me këtë krahasim ka folur një madrilen i thekur, Vicente del Bosque.

Ish-trajneri i Real Madrid dhe kombëtares së Spanjës zgjedh Messin mes atyre të dyve dhe arsyeton përse merr këtë vendim.

“Messi apo Ronaldo? Messi dhe do të tregoj pse, nuk është për mungesë cilësie të Ronaldos. Leo është fëmijë i dalë nga rruga, çun lagjeje. Një nga ata që ti e ke kundër dhe tallet me ty në fushë. Kjo është arsyeja përse Messi është më i miri në botë”, tregoi Del Bosque.

Kjo do të thotë, ish-trajneri beson se ‘ligësia’, kreativiteti dhe improvizimi që kapiteni i Argjentinws ka fituar nw ndeshjet mes lagjeve, e ka bërë atë futbollistin më të shquar në botë sot..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat