Duka: Do ishte luks një trajner si Mancini

Futboll

Duka: Do ishte luks një trajner si Mancini

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 22:02
Duka: Do ishte luks një trajner si Mancini

Armand Duka ka qenë i ftuar për një intervistë me gazetaren Enxhi Biba në emisionin “Euromania” në “Neës 24”. Presidenti i FSHF-së ka dhënë mendimet e tij sa i përket këtij Kampionati Europian, ku si favorite sheh Italinë së bashku me Anglinë dhe Francën. Më tej vëmendja ka kaluar edhe te Kombëtarja jonë kuqezi, ku vlerëson së tepërmi nivelin e repartit mbrojtës si dhe shpalos objektivat për të qenë pjesëmarrës në Europianin e ardhshëm.

SI E SHIKON KËTË EUROPIAN? “Është një event që mezi e presin të gjithë. Ky EURO 2020 është i veçantë sepse vjen pas një periudhë të vështirë, futbolli është i pari që ka dhënë shenjat e rikthimit, aq më shumë ka rikthyer edhe tifozët. Njerëzit e shikojmë me më shumë gëzim këtë Europian, për vet faktit të triumfit ndaj virusit“

RASTI ERIKSEN- “Ka qenë moment shumë i vështirë, kur Eriksen ra në koma. Ka qenë impresionues, solidariteti i gjithë botës së futbollit. Futbolli vërteton që i bashkon njerëzit akoma më shumë edhe në momentet e vështirë“.

A DUHET TË LUHEJ NDESHJA DANIMARKË VS FINLANDË? “Në dijeninë time, është e vështirë që dikush të marrë një vendim dhe të japë një urdhër në një situatë të tillë. Vetë futbollistët kanë qenë ata që kanë pranuar që të riluhej ndeshja dhe kështu është bërë. Nga pikëpamja organizative, luajta e ndeshjes në një ditë tjetër do ta çekuilibronte garën. Në ato kushte danezët nuk ishin në gjendjen psikologjike më të mirë të mundshme, për ta fituar ndeshjen. Por ka qenë një vendim i përbashkët i skuadrave për ta luajtur ndeshje. Po të mendosh për gjërat globale, mendoj që u bë mirë që u luajt“.

TIFOZËT NË STADIUME- “Do ishte mirë të ishin gjithë stadiumet plot. Niveli i shpërndarjes së virusit ka rënë. Një pjesë e mirë e popullsisë është vaksinuar. UEFA ka pranuar vendimet e autoriteteve lokale, me jo më pak se 25%. Ne i kemi rikthyer tifozët në stadiume, por jo për ndeshje futbolli, për aktivitete të tjera“.

FAVORITËT E EUROPIANIT- “Është akoma vështirë të përcaktosh në ndeshjet e para. Skuadrat më të mira në letër, para Europianit janë, Franca, Anglia, Italia për mua mbetet një favorit, por edhe Portugalia mundet. Nuk mund të them që Gjermania, nuk mund të jetë pretendente. Gjermania luajti një ndeshje shumë të mirë sidomos në pjesën e dytë. Gjermania besoj se do e kalojë grupin, nuk do e diskutojë kalimin e grupit. Franca është ekip me shumë kualitete dhe talente brenda. Nuk duhet nënverësuar në asnjë rast fanella, tradita. Fanella e gjermanëve është e rëndë. Dje më pëlqeu Hungaria, nuk e meritonte atë rezultat. E pësuan nga një gol aksidental. Nuk mund të them që Portugalia e Ronaldos, ishte një skuadër që e komandoi lojën. Ngelet për tu parë akoma. Portugalia mbetet një skuadër që mund të shkojë lartë“.

DASHURIA PËR ITALINË- “Nuk është se jam ndonjë tifoz i zjarrtë i ndonjë skuadre në Europian. Shpresoj të bëjë mirë Maqedonia e Veriut dhe Zvicra. Kanë lojtarë shqiptarë. Ndeshjen e parë të Italisë e kam parë në stadium, ishte një ndeshje fantastike. Italia është pretendent serioz për të shkojë në finale. Ka bindje se do e prekë Uemblin. Ky format nuk do të vazhdohet. Formati i ardhshëm do të jetë në një shtet si Gjermania. Dhe do të vazhdohet në 1 ose 2 shtete. Nuk i kemi ende kushtet dhe mundësitë. Është fat dhe sukses për Shqipërinë që do të organizojë finalen e Konferenc Ligë. Uroj që në Tiranë, të shikojmë një finale të skuadrave të mëdhaja“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat