Locatelli lojtar i ndeshjes, ja nota e Xhakës dhe e Shaqirit

Futboll

Locatelli lojtar i ndeshjes, ja nota e Xhakës dhe e Shaqirit

Nga: Kemajl Goca Më: 16 qershor 2021 Në ora: 23:08
Xhaka në veprim

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka me Kombëtaren e Zvicrës sonte dolën duarthatë nga stadiumi “Olimpico’ në Romë, duke pësuar humbje me rezultat 3:0. 

Sipas faqes së specializuar për nota, ‘Sofascore’, lojtar i ndeshjes është italiani Manuel Locatelli 8.6. Ai vlerësohet me notë 8.6.

Granit Xhaka është më i vlerësuari të Zvicra. Kapiteni Xhaka vlerësohet me notë 7.3. 

Image

Notat e lojtarëve

Futbollisti Xherdan Shaqiri që u paraqit deri në minutën e 76-të, vlerësohet me notë 6.7. 

Italia udhëheq me 6 pikë në grupin A në Kampionatin Evropian.

Grupi A
Italia-Zvicra 3:0
Turqia-Uellsi 0:2

Renditja
1. Italia    2    2    0    0    6:0    6
2. Uellsi    2    1    1    0    3:1    4
3. Zvicra    2    0    1    1    1:4    1
4. Turqia    2    0    0    2    0:5    0
Me 20 qershor (xhiro e fundit në grup) Italia ndeshet me Uellsin (18.00) dhe Zvicra me Turqinë (18.00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat