Perez e ngre në qiell, Ramos nuk përmbahet

Futboll

Perez e ngre në qiell, Ramos nuk përmbahet

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 13:27
Perez e ngre në qiell, Ramos nuk përmbahet

Sergio Ramos, ditën e lamtumirës nga Real Madridi, ka pozuar me të gjithë titujt e fituar aty, plot 22 gjithsej. Ai ka luajtur 671 ndeshje për të bardhët dhe ka shënuar 101 gola, gjatë gjithë karrierës së tij në “Bernabeu”. Dukej qartë një akt shumë emocional, në të cilin lojtari dhe presidenti Perez ishin shumë të dashur me njëri-tjetrin. Nuk munguan lotët e Ramos dhe familjes së tij gjatë konferencës për shtyp, kur qendërmbrojtësi siguroi se një ditë do të kthehet.

Ai ka pozuar zyrtarisht me Florentino Perez dhe familjen e tij para konferencës për shtyp, e cila ka pasur interesim të jashtëzakonshëm të medias. Presidenti Pérez i dhuroi Ramosit shenjat e arit dhe diamantit të klubit, mirënjohja më e lartë e Real Madridit. Më pas fjalimi emocional i Ramos: “Një fazë unike në jetën time po mbyllet. Asgjë nuk do të jetë si ajo që kam jetuar këtu.

Dua të vazhdoj të tregoj nivelin tim më të mirë dhe t’i shtoj një titull më shumë rekordit personal. Faleminderit shumë të gjithëve. Ky është një takim mirupafshim, jo lamtumire përfundimtare, sepse herët a vonë do të kthehem.

Unë jam rritur e përkrahur nga prindërit dhe vëllezërit e mi qysh fëmijë dhe, falë Zotit, tani kam një familje të shkëlqyeshme. Dua t’i falënderoj ata, të cilët kanë qenë gjithmonë me mua. Po ashtu klubin tim, presidentin për gjithë dashurinë; trajnerët e mi, punonjësit e klubit. Shikoj fytyrat e tyre dhe është e pashmangshme të ngazëllehesh.

Faleminderit tifozëve, ata më bënë të fluturoja në çdo kohë. Më kishte pëlqyer t’iu thoja lamtumirë në “Bernabéu”. Sidoqoftë, gjithmonë do t’ju mbaj në zemrën time. Ka ardhur momenti, një nga më të vështirët e jetës sime. Njeriu nuk është kurrë i gatshëm t’i thotë lamtumirë Real Madridit (Ramos shpërthen në lot).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat