Holanda gjunjëzon Austrinë, kualifikohet në të tetën e finales 

Futboll

Holanda gjunjëzon Austrinë, kualifikohet në të tetën e finales 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 qershor 2021 Në ora: 22:18
LIve: Holanda në epërsi

(E plotësuar) - Pas Italisë dhe Belgjikës, edhe Holanda siguron kualifikimin në të tetën e finales së Kampionatit Evropian. 

‘Tulipanët’ shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Austrisë, në takimin e xhiros së dytë të grupit C.

Golat i shënuan: Depay (11’-nga penalltia) dhe Dumfries (67’).

Image

Holanda tregoi lojë më të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj triumfuan ndaj austriakëve. 

Holanda udhëheq në grup me 6 pikë, duke lënë pas Ukrainën me 3, Austrinë 3 dhe Maqedoninë e Veriut me 3 pikë.

Image

Me 21 qershor takohen: Maqedonia e Veriut - Holanda (18.00) dhe Ukraina - Austria (18.00).

Rezultatet    
Grupi C
Holanda – Austria 2:0
Ukraina-Maqedonia e Veriut 2:1

Tabela
1. Holanda    2    0    0    5:2    6
2. Ukraina    2    1    0    1    4:4    3
3. Austria    2    1    0    1    3:3    3
4. Maqedonia e Veriut        2    0    0    2    2:5    0

Holanda – Austria 2:0
Stadiumi "Johan Cruijff Arena" në Amsterdam.
Gjyqtar: O. Grifeld (Izraeli). 
Shënues: Depay (11’-nga penalltia), Dumfries (67’).
Kartona të verdhë: de Roon  - Bachmann, Alaba.
Holanda: Stekelenburg, de Ligt, de Vrij, Blind (Ake 64’), Dumfries, van Aanholt (Wijndal 65’), de Roon (Gravenberch 74’), F. de Jong, Wijnaldum, Weghorst (Malen 64’) dhe Depay (de Jong 82’).
Austria: Bachmann, Dragoviq (Lienhart 84’), Alaba, Hinteregger, Lainer, Laimer (Grillitsch 62’), X. Schlager (Onisiwo 84’), Ulmer, Baumgartner (Lazaro 70’), Sabitzer dhe Gregoritsch (Kalajdzic 61’).
68' 2:0 për Holandën. Dumfries është shënues.

48' Holanda po tregon lojë të mirë.

Holanda në epërsi me 1:0 ndaj Holandës.

Holanda me fitoren shkon më tej.

40′ E pabesueshme ajo që humbet përsëri Memfis Depaj. Sulmuesi holandez me portën të boshatisur nuk ka arritur të realizojë golin e dytë për Holandën dhe personal për të.

 11′ GOOOOOOOOL HOLANDA 1-0! Memfis Depaj realizon me penallti pas fitimit të këtij 11-metërshi nga Dumfrajs dhe arbitri e akordoi vetëm pasi e pa me VAR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat