Yarmolenko bën të kundërtën e Ronaldos

Futboll

Yarmolenko bën të kundërtën e Ronaldos

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 23:36
Yarmolenko bën të kundërtën e Ronaldos

Yarmolenko bën të kundërtën e Ronaldos: Coca Cola e Heineken, ju lutem më kontaktoni!

Ndryshe nga Paul Pogba dhe Cristiano Ronaldo që thyen rregullat e sponsorëve të UEFA-së duke larguar pijet e Coca-Colas dhe Heineken nga tavolina, Andriy Yarmolenko ka vepruar ndryshe.

Ai mori pijet afër vetes dhe i bëri thirrje kompanive që ta kontaktojnë.

“A mund të bëj diçka. E kam parë Ronaldon të bëj këtë. Por unë dua që ta vendos Coca Colan këtu, dua që ta vendos birrën këtu. Ju lutem më kontaktoni, Coca Cola the Heinekeni ju lutem më kontaktoni” deklaroi Yarmolenku duke buzëqeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat