Gazetari italian zbulon dëshirën e argjentinasit

Futboll

Gazetari italian zbulon dëshirën e argjentinasit

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 23:44
Gazetari italian zbulon dëshirën e argjentinasit

Gazetari italian zbulon dëshirën e argjentinasit!

Agjenti i Paolo Dybalas, Jorge Antun ishte i pranishëm sot në Milano, çka shtoi thashethemet e një transferimi të argjentinasit tek kuqezinjtë. Megjithatë, menaxheri i lojtarit ka mohuar kategorikisht të gjithë zërat se është takuar me skuadra të tjera.

Gazetari italian i dedikuar për transferimet, Fabrizio Romano, deklaroi se për momentin Dybala është i fokusuar vetëm tek Juventusi dhe është duke diskutuar të ardhmen me drejtuesit e klubit.

Argjentinasi ka shprehur hapur dëshirën për të qëndruar në Torino, teksa pritet nëse do të arrihet një marrëveshje midis Juventusit dhe lojtarit për të rinovuar kontratën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat