Klubi bardhezi humbi flamurin e madh

Futboll

Klubi bardhezi humbi flamurin e madh

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 12:06
Klubi bardhezi humbi flamurin e madh

“I dashur President, askush nuk ka qenë te Juventusi si ti.

Dhe askush nuk do të jetë. Unë të kam borxh pothuajse gjithçka, si futbollist, aq më shumë si njeri.

Sepse pa Juventusin, pa Juventusin tuaj, nuk do të isha bërë ky që jam. Unë do të të jem gjithmonë mirënjohës dhe shpresoj të jem në gjendje t’ju shpërblej brenda dhe jashtë fushës, ashtu siç dëshironit. Faleminderit President”.

Me këtë mesazh në Instagram dhe me foton e presidentit që i vë shiritin e kapitenit në krah, Alessandro Del Piero kujton Giampiero Boniperti, i cili u nda nga jeta sot, në moshën 92-vjeçare. Klubi bardhezi humbi kësisoji flamurin e madh, legjendën që ia kushtoi tërë jetën Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat