Zotohen për më të mirën

Futboll

Zotohen për më të mirën

Nga: K.G. Më: 18 qershor 2021 Në ora: 12:33
Zotohen për më të mirën

Si çdo klub tjetër edhe Ferizaj synon të organizohen sa më mirë dhe zotohen se do të bëjnë më të mirën e mundshme.

“Organizimi i mirë i klubit tonë ka filluar të shihet, kryetari i klubit dhe bordi kanë mirëpritur ish-futbollistin e skuadrës sonë, Rrystem Mustafa i cili gjendet në Gjermani. 

Rrystemi vizitoi stadiumin dhe ambientet e klubit duke i dëshiruar suksese klubit tonë, dhe duke i uruar kryetarit dhe aksionarëve te ri punë të mbarë dhe të suksesshme me klub.

Gjithashtu u zotua se do të kemi bashkëpunim në të ardhmën në aspektin e këmbimit të përvojave të sferës së futbollit. 

Në emër tim si kryetar (Lulzim Abazi) dhe të bordit drejtues e falënderova për vizitën qe na i bëri  Rrystemi, duke i deshiruar shendet ne jetë”, njofton KF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat