Djali i lojtarit që po e çon në këmbë tërë botën

Futboll

Djali i lojtarit që po e çon në këmbë tërë botën

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 13:55
Djali i lojtarit që po e çon në këmbë tërë botën

Partnerja e Cristiano Ronaldo-s, Georgina Rodriguez, tregon shpesh në rrjete sociale sa e lumtur është me familjen e bukur që kanë krijuar, teksa ndan vazhdimisht momente me ta në rrjete sociale.

Tashmë, partnerja e futbollistit është bërë ‘mama’ edhe për djalin e madh të Ronaldo-s nga marrëdhënia e mëparshme dhe kujdeset t’i falë atij gjithë dashurinë e një nëne.

Me rastin e ditëlindjes, ajo zgjodhi fjalët më të ndjera për ta uruar djalin, teksa ndau foto me të në Instagram.

“Urime princi im! Eshtë kënaqësi të të shoh teksa rritesh çdo ditë dhe të shoh mashkullin e rritur në të cilin po kthehesh. Faleminderit që na bën kaq krenarë. Faleminderit që je vëllai i madh më i mirë, djali dhe shoqëruesi më i mirë i jetës. Jam kaq e lumtur që shoh sot gëzim dhe mirënjohje në sytë e tu.

Faleminderit që më bën çdo ditë të ndihem si mamaja më e mirë në botë. Të duam, babi, mami, motrat e vëllai.”- ishin fjalët e saj krahas postimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat