Mourinho: Roma më donte fuqimisht

Futboll

Mourinho: Roma më donte fuqimisht

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 11:45
Mourinho: Roma më donte fuqimisht

José Mourinho dha një intervistë për të përmuajshmen portugeze GQ, duke folur gjithashtu për kalimin e e tij te Roma. Trajneri portugez zbuloi një histori mbi negociatat e filluara me klubin verdhekuq: “Roma më donte fuqimisht. Ndodhi pothuajse menjëherë, në mëngjes Tottenham më shkarkoi dhe pasdite Roma më telefonoi.

Ata më bënë ndiej pasionin për futbollin që është në Itali dhe që unë e di, veçanërisht në Romë, ku asnjë trofe nuk është fituar për 20 vjet. Friedkins, pronarët e rinj, me një qasje profesionale dhe të përulur më kanë kaluar entuziasmin e tyre për këtë kapitulli i ri profesional të jetës së tyre. Ata ishin me të vërtetë objektivë, të sinqertë me mua, më bënë të ndiej pasionin për këtë punë. Ata më bënë përshtypje për mënyrën se si më afruan”.

Mourinho pastaj u kthye në përvojat e kaluara dhe iu dërgoi një mesazh tifozëve të Romës: “Edhe unë bëj gabime. Fjala vjen gabova në pranimin e disa projekteve. Zgjodha situata që nuk duhet t’i kisha… Shkova te Manchester United në një moment tranzicioni, pastaj te Tottenham, i cili nuk ka një histori suksesi, dhe tani Roma me një pronësi të re. Në këtë rast me Romën menjëherë perceptova një ndjeshmëri të madhe me Friedkin, me Pinto.

Ata stimuluan përsëri tek unë zjarrin dhe pasionin për këtë punë, më duhej shumë pak për të thënë ‘po’ dhe tani do të zhytem në këtë mision të pamundur, të cilin e përcaktoj të pamundur në kuptimin që njerëzit më konsiderojnë dhe më shikojnë duke më konsideruar vetëm në një mënyrë: fitues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat