Partizani vazhdon përgatitjet në Ohër

Futboll

Partizani vazhdon përgatitjet në Ohër

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 11:52
Partizani vazhdon përgatitjet në Ohër

Skuadra e Partizanit po vijon përgatitjet e saj në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku prej disa ditësh të kuqtë po stërviten për përballjen që kanë me moldavët e St. Gheorghe në Ligën e Konferencës.

Trajneri Daja kishte theksuar që në ditën e parë të grumbullimit se objektiv të parë kishte të plotësonte grupin dhe klubi ia ka plotësuar këtë kërkesë duke siguruar afrimet e para.

Kështu, pas firmave me emra të rinj dhe ata që kanë rinovuar, drejt Ohrit kanë udhëtuar të gjithë ata që i janë bashkuar, apo ribashkuar Partizanit së fundmi. Në stërvitjen e sotme, Daja kishte nën urdhrat e tij prurjet e reja si Musta, Marku e Shehi. Por njëkohësisht, sot në stërvitje ishte edhe Jurgen Bardhi, i cili rinovoi për një tjetër sezon marrëveshjen që kishte me klubin e kuq.

Kështu, Daja ka një grup më të kompletuar për të nisur punën përtej ngarkesave të zakonshme fizike për këtë pjesë të përgatitjeve. Skuadra ka zhvilluar miqësoren e parë gjatë ditës së djeshme, por do të zhvillojë edhe disa të tjera që të krijojë një manovër sa më të rrjedhshme e të jetë në kushte optimale për sfidën e parë në Ligën e Konferencës që luan më datë 8 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat