Vllaznia barazon me Buduçnostin

Futboll

Vllaznia barazon me Buduçnostin

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 22:09
Vllaznia barazon me Buduçnostin

Është mbyllur në barazim 1-1, takimi miqësor mes Buduçnostit dhe Vllaznisë, i zhvilluar në Podgoricë. Një test ky i vlefshëm në prag të përgatitjeve për Ligën e Konferencave.

Ndeshja startoi në orën 20:00, teksa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve.

Në minutën e 5-të, Buduçnost, skuadra kampione e Malit të Zi, përfitoi nga një gabim i mbrojtësit të Vllaznisë, Bulatoviç, i afruar së fundmi në merkato, i cili i dhuroi një top malazezëve, që nuk falën, duke zhbllokuar miqësoren me anë të Mijoviç.

Pavarësisht përpjekjeve të shkodranëve, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për kampionët e Buduçnostit.

Në minutën e 67-të, ishte talenti Mehdi Çoba, i cili pas asistit të Arsid Krujës, dërgoi topin në rrjetë, duke vendosur baraspeshën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat