Partizani po vijon përgatitjet në Ohër

Futboll

Partizani po vijon përgatitjet në Ohër

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 23:35
Partizani po vijon përgatitjet në Ohër

Ndërsa Partizani po vijon përgatitjet në Ohër për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës, edhe rivalët e Sfintul Gheorghe janë grumbulluar dhe po mendojnë për aktivitetin ndërkombëtar.

Prej një jave, kjo skuadër ka zhvilluar stërvitje dhe ka luajtur edhe miqësoret e para,si pjesë e përgatitjeve për sezonin e ri.

Ndeshja e parë u luajt 3 ditë më parë kundër një tjetër skuadre moldave që merr pjesë në Ligën e Konferencës, Milsami, ndërsa përfundoi me barazimin 0-0.

Sot, ekipi i Sfintul Gheorghe ka zhvilluar dhe ndeshjen e dytë përgatitore, duke luajtur këtë radhë ndaj një skuadre rumune.

Përballë ishte Botoshani, një ekip në të cilin në sezonin e kaluar kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre Enriko Papa dhe Realdo Fili. Edhe në këtë sfidë, rivalët e Partizanit nuk arritën të gjenin golin, por gjithashtu nuk pësuan, duke e mbyllur takimin me barazimin 0-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat