Gishti i Shaqirit! Qetësi ju atje!

Futboll

Gishti i Shaqirit! Qetësi ju atje!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 qershor 2021 Në ora: 22:11
Gishti domethënës i Shaqirit! Qetësi ju atje!

Xherdan Shaqiri nuk flet shumë, por vepron shumë! 

Sot ishte si buldozer në fushë, shënoi dy supergola, njërin nga 20 metra (minuta e 26-të) dhe tjetrin nga 14 metra (68-tën), ndërsa Zvicra triumfoi me rezultat 3:1 ndaj Turqisë, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit A të Kampionatit Evropian.

Shaqiri është Shaqiri dhe gjithmonë shpërthen në momente më të duhura. 

Image

Dy foto interesante janë publikuar në prestigjiozen zvicerane “Blick”. 

Shaqiri shihet me gishtin e ngritur lart dhe duket se dikujt po i thotë qetësi, se këtu jam unë.

E dyta, festa me dy gishtërinj, tregon dygolëshin e tij! Super Shaqiri, që sot e bëri jo vetëm Kontinentin e Vjetër që të shkruajë e komentojë për të. Mbreti i futbollit shqiptar dhe zviceran!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat