Italia arrin rekordin historik

Futboll

Italia arrin rekordin historik

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 22:16
Italia arrin rekordin historik

Italia e Roberto Mançinit vazhdon rrugëtimin e saj në Kampionatin Europian me një ecuri mbresëlënëse. Tre fitore në tre ndeshje në grup, ashtu siç kishte bërë skuadra e drejtuar nga Dino Zof në vitin 2000, duke arritur më pas në finalen e turneut.

Por ajo që ka rënë më shumë në sy dhe po i çudit të gjithë është seria prej 30 ndeshjesh radhazi pa humbje e Italisë.

Skuadra e Mançinit ka qenë e pandalshme në këtë ecuri dhe ka barazuar rekordin e të kaltërve, të regjistruar në vitet ’30 nga përfaqësuesja e cila drejtohej nga Vitorio Poco.

Ajo përfaqësuese regjistroi një seri të ngjashme nga viti 1935, deri në vitin 1939, duke çuar në 30 numrin e ndeshjeve pa humbje, shifër të cilën e barazoi sot skuadra e Mançinit. Kjo e fundit mund të përmirësojë këtë rekord duke llogaritur se në fazën tjetër do të ketë përballë njërën mes Ukrainës dhe Austrisë.

Por ajo që bie më shumë në sy nga skuadra e Mançinit është seria e 11 fitoreve radhazi të regjistruara së fundmi, me një mbrojtje që rrallëherë është paraqitur në këto nivele. Italianët gjatë kësaj serie prej 11 sfidash të fituara kanë shënuar 32 gola, ndërsa kanë pësuar 0 të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat