​Euro 2020/ Ja si vendosen katër skuadrat më të mira që kualifikohen tutje nga vendet e treta

Futboll

​Euro 2020/ Ja si vendosen katër skuadrat më të mira që kualifikohen tutje nga vendet e treta

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

Zvicra është kombëtarja e parë e cila është konfirmuar si e pozicionuar në vendin e tretë në Grupin A të Euro 2020, pozitë kjo nga e cila edhe mund të kualifikohet për në fazën e eliminimi direkt.

Por përveç Zvicrës, do të jenë edhe tri skuadra të tjera të cilat do ta sigurojnë fazën tjetër nga pozita e tretë e grupit përkatës dhe se si vendoset kjo ekziston një rregullore specifike e cila duhet ndjekur.

Duke iu referuar nenit 21.03, rezultatet e ekipeve të vendit të tretë krahasohen bazuar në tre ndeshjet e tyre të fazës së grupeve, sipas kritereve të mëposhtme:

A: Numri më i lartë i pikëve

B: Diferenca superiore e golave

C: Numri më i lartë i golave të shënuar

D: Numri më i madh i fitoreve

F: Pozicioni në renditjen e përgjithshme të Kualifikueseve për në Evropian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat