Danimarka e madhe bën mrekullinë, kualifikohet tutje

Futboll

Danimarka e madhe bën mrekullinë, kualifikohet tutje

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 22:54
Danimarka

Danimarka ka bërë mrekullinë në xhiron e fundit. Danezët shënuan fitoren e madhe ndaj Rusisë me rezultat 1:4 dhe u kualifikuan tutje me vetëm tri pikë të mbledhura.

Damsgaard shënoi golin e parë në minutën e 38-të, rezultat me të cilin u krye pjesa e parë.

Poulsen e dyfishoi epërsinë në të 59-tën, para se Dzyuba të ngushtonte epërsinë nga penalltia 11 minuta më vonë.

Christensen dhe Maehle shënuan nga një gol të bukur për rezultatin final 1:4.

Me këtë fitore, Danimarka kualifikohet nga vendi i dytë në 1/8 e finales.

Danezët grumbulluan tri pikë, aq sa kishin edhe Finlanda dhe Rusia, por Danimarka kishte goldallim më të mirë.

Në vendin e tretë mbetet Finlanda dhe do të shpresojë të kualifikohet, por do ta ketë shumë vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat