Kështu Calhanoglu e tradhtoi Maldinin

Futboll

Kështu Calhanoglu e tradhtoi Maldinin

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 00:09
Hakan Calhanoglu

Telefonata me Interin dhe akordi brenda pak minutash, kështu Calhanoglu tradhtoi Maldinin.

Largimi i Hakan Calhanoglu nga Milani pritej të ndodhte, por mënyra se si erdhi është ajo që padiskutim ka lënë shije të hidhur sidomos te drejtuesit që e pritën.

Vetë turku tha se prioritet kishte ekipin kuqezi dhe se do të fliste me Maldini dhe Massara. Por, e gjitha kjo u hodh poshtë me një tradhti dhe si një lojtar tinzar, sapo Turqia u eliminua nga Europiani, telefoni i parë që mori ishte nga Interi…

Në fakt, u deshën disa minuta që t’i thotë “po” ofertës zikaltër prej 5 mln eurosh në sezon dhe plus 1 mln bonus, për një kontratë 3 vjet me mundësi rinovimi edhe për një tjetër vit.

Një veprim që ka zhgënjyer pa masë drejtuesit kuqezi, që prisnin për respekt një përgjigje pas Europianit dhe pasi vetë Calhanoglu kishte kërkuar që të lihej i qetë gjatë kompeticionit dhe më pas do të diskutonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat