Italia kërkon të marrë finalen, reagon UEFA

Futboll

Italia kërkon të marrë finalen, reagon UEFA

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 11:34
Italia kërkon të marrë finalen, reagon UEFA

Kryeministri i Italisë, Mario Dragi ka hedhur së fundmi idenë që finalja e Euro 2020, të zhvendoset nga Londra në Romë. 

Kjo si pasojë e rritjes së rasteve COVID në Britaninë e Madhe.

Megjithatë, nga UEFA kanë hedhur poshtë mundësinë e ndryshimit të stadiumit për finalen dhe janë të bindir edhe se gjysmëfinalet do të zhvillohen në mitikun Uemblej, madje duke e çuar kapacitetin e pjesëmarrjes deri në 65.000 persona.

Kështu, Italia duket se pavarësisht dëshirës do ta ketë të pamundur të organizojë në shtëpi finalen, ndërsa autoritetet angleze do të bëjnë të pamundurën për të garantuar një finalizim të kompeticionit në mënyrën më të mirë të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat