Nuk krahasohen me Real Madridin!

Futboll

Nuk krahasohen me Real Madridin!

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 18:31
Nuk krahasohen me Real Madridin!

Ky ishte mesazhi i Ligës Spanjolle për klubet e divizionit të parë dhe të dytë, të cilit nëntorin e kaluar u kërkua të ulnin pagat e lojtarëve dhe të gjithë punonjësve të tjerë me pothuajse 500 milion euro në përgjithësi…

Dje, Javier Tebas u kthye të flasës për këtë temë, duke rezervuar disa mesazhe në veçanti për Barcelonën: “Nga 700 milion euro humbje të vlerësuara për klubet në 2020-2021, gjysmat janë të Barcelonës.

Ka klube të tjera të mëdha që janë angazhuar më shumë për të shmangur hyrjen në borxhe. Real Madrid e ka trajtuar shumë mirë pandeminë, midis klubeve të mëdha ata kanë qenë më të mirët në këtë drejtim.

Barça fiton kupën e humbjeve financiare dhe ka tejkaluar kufirin e lejueshëm për listën e pagave.

Shpresojmë që Messi do të qëndrojë, por në atë rast do të jetë e nevojshme të shkurtohet fuqia punëtore, sepse ne nuk do të bëjmë asnjë përjashtim….

Barcelona ka një xhiro të lartë dhe duhet të ristrukturojë borxhin e saj. Nëse ata e bëjnë, situata do të jetë më pak serioze”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat