Rashica i drejtohet tifozëve të Werderit

Futboll

Rashica i drejtohet tifozëve të Werderit

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 18:45
Rashica i drejtohet tifozëve të Werderit

Milot Rashica ka falënderuar klubin, tifozët të gjithë për kohën e kaluar në Gjermani.

Ai shpenzoi tre vite e gjysmë te Werderi ku shënoi 27 gola dhe dhuroi 19 asiste.

Rashica u transferua te Norwich City dhe thotë se gjithmonë ka ëndërruar që një ditë të luajë në Premierligë dhe sot, ajo ëndërr i është bërë realitet, por premtoi se do të jetë tani e tutje, tifozi më i madh i Werderit për gjithçka që i ka dhuruar këto vite.

Të dashur tifozë të Werder Bremen, pas 3.5 vitesh vendosa të provoj sfidë të re. Do të doja t’ju falënderoja nga zemra për mbështetjen tuaj në këtë kohë (jo gjithmonë aq të lehtë).

Ndihesha shumë mirë me familjen time në Bremen. Djali im Tian lindi këtu – vetëm për këtë arsye, Bremeni gjithmonë do të luajë një rol shumë të veçantë në zemrën time dhe të familjes time.

Mund të jeni të sigurt se unë do të t’i mbaj gishtat e kryqëzuar për ju dhe klubin. Faleminderit për gjithçka tifozë, shokë të skuadrës dhe të gjithë punonjësve të Werderit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat