Hazard kompleton 90 minuta pas afro dy vite

Futboll

Hazard kompleton 90 minuta pas afro dy vite

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 19:39
Eden Hazard

Tingëllon çuditshëm, por mesfushori ofanziv i Kombëtares së Belgjikës, Eden Hazard ka luajtur një ndeshje 90 minutshe për herë të parë pas pothuajse dy vitesh.

Hera e fundit kur Hazard e kishte bërë një gjë të tillë ishte 23 nëntori i vitit 2019.

Futbollisti i Realit të Madridit, gjatë kësaj periudhe kishte vuajtur në lëndime të shumta, gjë që i kishte pamundësuar paraqitjet e plota si në klub ashtu edhe në kombëtare.

Gjithsesi, paraqitje e plotë e 30 vjeçarit të hënën kundër Finlandës, gëzon Belgjikën pasi mund të llogaritë në të në fazën finale të ‘EURO 2020’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat