Përcaktohen datat dhe orari i ndeshjeve gjysmëfinale

Futboll

Përcaktohen datat dhe orari i ndeshjeve gjysmëfinale

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 22:11
Përcaktohen datat dhe orari i ndeshjeve gjysmëfinale

Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar ditën e sotme datat dhe oraret e ndeshjeve të vlefshme për fazën gjysmëfinale të kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore U-15 dhe U-13.

Kështu, sfidat gjysmëfinale të kampionatit të Kategorisë Superiore U-15 do të zhvillohen të shtunën, më 26 qershor në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Vllaznia U-15 – Tirana U-15, 26.06.2021, ora 18:00, QKS Kamëz

Internacional U-15– Teuta U-15, 26.06.2021, ora 18:00, QKS Kamëz

Ndërkaq, sfidat gjysmëfinale të vlefshme për kampionatin e Kategorisë Superiore U-13 do të luhen ditën e premte, më 25 qershor, në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Internacional U-13 – Football Republic U-13, 25.06.2021, ora 17:00, QKS Kamëz

Skënderbeu U-13 – Brians U-13, 25.06.2021, ora 18:30, QKS Kamëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat