Haaland mund të shkojë në Bayern

Futboll

Haaland mund të shkojë në Bayern

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 23:41
Haaland mund të shkojë në Bayern

Rregulli i pashkruar i futbollit gjerman në dekadat e fundit është se kush shkëlqen në radhët e Borusia Dortmund, herët e vonë do të përfundojë duke luajtur me fanellën e Bajenr Mynih.

Kështu ka ndodhur shpesh me shumë lojtarë që kanë prodhuar “kanarinat” ndër vite, duke ndezur edhe më shumë rivalitetin mes dy skuadrave.

Një nga transferimet që bëri më shumë bujë ishte padyshim ai i Robert Levandovskit disa vite më parë e tashmë, tifozët e Borusias mund të shohin që të bëjë të njëjtën rrugë edhe pasardhësi ideal i tij, Erling Haland.

Sipas “Bild”, Bajerni po mundohet të bëjë manovrën e zakonshme të firmës me një nga yjet e Borusia Dortmund, për t’i hequr një lojtar cilësor kundërshtarëve, por edhe për të përforcuar radhët e veta.

Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një lëvizje gjatë kësaj vere, por për të pritur atë të vitit 2022, që të paguhet klauzola prej 75 milionë eurosh që hyn në fuqi. Kjo manovër është për të bërë norvegjezin yllin e ri të sulmit, meqë në verën e ardhshme Robert Levandovski do të jetë 33-vjeçar e sigurisht nuk garanton të njëjtën formë për shumë vite në të ardhmen..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat