Sergio Busquets i gatshëm ndaj Sllovakisë

Futboll

Sergio Busquets i gatshëm ndaj Sllovakisë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 08:13
Sergio Busquets

Reprezentuesi spanjoll, Serigo Busquets, është i gatshëm për paraqitje ndaj Sllovakisë.

Spanjës i duhet një fitore për të siguruar një biletë në fazën e eliminimit direkt të “Euro 2020” dhe këtë do të kërkojë ta bëjë ndaj Sllovakisë sonte.

“Furia e Kuqe” ka marrë një lajm të mirë, pasi kapiteni spanjoll, Sergio Busquets është rikthyer në skuadër dhe është i gatshëm për lojë.

Busquets kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 një ditë para se të niste “Euro 2020”, dhe tani për herë të parë është i gatshëm të përfaqësojë Spanjën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat