​Elseid Hysaj shumë afër kalimit në Lazio

Futboll

​Elseid Hysaj shumë afër kalimit në Lazio

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 14:13
​Elseid Hysaj

Sipas raporteve të fundit që vijnë nga Italia, Elseid Hysaj është afër bashkimit me Lazion dhe bashkë me të në këtë skuadër ka kërkuar të rikthehet edhe Anderson.

Braziliani ishte larguar nga Lazio drejt West Ham United në një lëvizje prej 38 milionë euro në vitin 2018.

Sidoqoftë, 28-vjeçari tani mund të kthehet në stadiumin “Olimpico”, ku Maurizio Sarri është emëruar për të zëvendësuar Simone Inzaghin i cili iu bashkua Interit.

Ndërsa sipas gazetarit Alfredo Pedullà, Hysaj është afër kalimit në “Stadio Olimpico” si një lojtar i lirë.

Reprezentuesi shqiptar do të largohet nga Napoli në fund të kontratës së tij më 30 qershor.

Sarri ishte trajner i Hysajt në Empoli dhe Lazio dhe mbrojtësi është i gatshëm të fillojë një përvojë të re me teknikun toskan në kryeqytet.

Pedullà raporton se takimi vendimtar midis lojtarit dhe klubit u shty për shkak se presidenti i Lazio Claudio Lotito po finalizon shitjen e Salernitanas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat