Katër skuadra shqiptare në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, ja kur fillon edicioni i ri

Futboll

Katër skuadra shqiptare në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, ja kur fillon edicioni i ri

Nga: K.G. Më: 23 qershor 2021 Në ora: 14:27
Katër skuadra shqiptare në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, ja kur fillon edicioni i ri

Shkëndija nga Tetova, kampion, Shkupi, Struga Trim & lum dhe Renova nga Xhepçishti i Tetovës, janë skuadra shqiptare që garojnë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll.   

Siç ka mësuar media maqedone “Sportmedia”, kampionati jubilar i 30-të do të fillojë në 7/8 gusht.

“Këtë sezon do të janë 12 klube që do të luajnë në sistemin me tre raunde me gjithsej 33 javë.
Interesant, për herë të parë që kur kampionati i parë është luajtur, nga sezoni 1992/1993, Vardari nuk do të jetë në ligën elitare.

Kur bëhet fjalë për ligat e dyta, në grupin perëndimor dhe lindor, ato do të fillojnë në 21 gusht.
Kupa fillon në shtator, ashtu si vitin e kaluar, ndoshta do të luhet me një ndeshje, siç ishte sezoni i kaluar.

Përndryshe, në sezonin 2021/2022,  në elitë garojnë Shkendija, Shkupi, Struga TL, Makedonija GP, Rabotniçki, Akademija Pandev, Pelisteri, Borec, Renova, Bregallnica, Tikvesh dhe  Skopje”, shkrua media maqedone.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat