Madridit i mbetet të gjejë marrëveshje

Futboll

Madridit i mbetet të gjejë marrëveshje

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 14:52
Madridit i mbetet të gjejë marrëveshje

Bisedimet mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit për transferimin e Erling Haalandit kanë nisur, pasi sulmuesi norvegjez është pajtuar t’i bashkohet gjigantit spanjoll.

Duket se Real Madridi do të heqë dorë nga Kylian Mbappe dhe do të mundohet ta blejë sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland, pasi sulmuesi norvegjez e ka dhënë pëlqimin për kalimin në Santiago Bernabeu.

Madridit i mbetet të gjejë marrëveshje me gjigantin e Bundesligës për çmimin e lojtarit. Çështja do të jetë se a do të dojë Dortmundi të fitojë më shumë para ketë verë apo të rrezikojë ta humbë Haalandin për vetëm 75 milionë euro në verën e vitit 2022.

Haaland e ka një klauzolë në kontratën e tij me Dortmundin që ia mundëson të largohet nga klubi për këdo që i paguna 75 milionë euro.

Sipas gazetës italiane La Repubblica, Dortmundi ia ka refuzuar tashmë Real Madridit një ofertë prej 110 milionë eurove për Haalandin. Vlera e tanishme e Haalandit në treg është 150 milionë euro, dyfishi i asaj që gjermanët mund ta fitojnë nga shitja e tij më 2022.

Besohet se mund të arrihet një marrëveshje mes palëve në vlerë prej rreth 130 milionë eurove për 20-vjeçarin.

Haaland është pajtuar t’i bashkohet Madridit, njëlloj si menaxheri i tij Mino Raiola. Muaj më parë, Raiola dhe babai i Haalandit udhëtuan drejt Spanjës për t’i vizituar qendrat stërvitore të Real Madridit dhe Barcelonës.

Haaland, i cili ka kontratë me Dortmundin deri më 2024, i ka shënuar 41 gola në 41 paraqitje sezonin e kaluar. Ai i ka dhuruar edhe 12 asiste gjatë kësaj kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat