Roshi largohet nga skuadra Akmaht

Futboll

Roshi largohet nga skuadra Akmaht

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 15:15
Roshi largohet nga skuadra Akmaht

Odise Roshi është një lojtar i lirë.

Akhmat Grozni me të cilin futbollisti shqiptar ishte në kontratë ka njoftuar ndërprerjen e kontratës me futbollistin.

Në komunikatën e klubit rus thuhet se kontrata është ndërprerë me konsensus, si dëshirë e lojtarit.

Në sezonin e fundit Roshi ishte i huazuar te skuadra hungareze e Diosgior, ndërsa pas përfundimit aty u rikthye te Akhmat Grozny që zotëronte edhe kartonin e tij, me të cilët mbylli bashkëpunimin ditën e sotme.

Tashmë mesfushori fierak është një lojtar i lirë dhe po kërkon për një skuadër të re ku mund të vazhdojë karrierën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat