Kololli, kalon në kampionatin e Spanjës?!

Futboll

Kololli, kalon në kampionatin e Spanjës?!

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 16:53
Kololli, kalon në kampionatin e Spanjës?!

Mbrojtësi nga Kosova, Benjamin Kololli ka publikuar një fotografi ku ka bërë të gjithë tifozët të hamendësojnë lëvizjen e tij të ardhshme.

 Kololli ditë më parë kishte konfirmuar largimin nga FC Zurihu si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij kishte skaduar me klubin zviceran, ku kishte regjistruar 92 ndeshje, 26 gola dhe 19 asistime.

Kololli ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social, “Instagram”, ku shihet duke bërë ushtrimet rutinë me një fanellë të klubit spanjoll, Real Sosiedad.

Ende nuk ka asgjë zyrtare apo e konirmuar as nga futbollisti as nga klubi, por ndoshta në të ardhmen e afërt ai do të bëhet bashkëlojtar i Adnan Januzajt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat