Sadiku nuk do të lëvizë nga Bolivar

Futboll

Sadiku nuk do të lëvizë nga Bolivar

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 21:07
Sadiku nuk do të lëvizë nga Bolivar

Armando Sadiku për momentin nuk do të lëvizë nga Bolivar. Edhe pse dështimi në aktivitetet ndërkombëtare me klubin e tij mund ta afronte largimin nga klubi në fjalë,duket se drejtuesit për momentin nuk e mendojnë një gjë të tillë.

Mediat lokale kanë bërë të ditur se tre futbollistët spanjollë dhe Sadiku, të cilët janë “legjionarët” e Bolivar, janë paraqitur dje sipas planit në grumbullim me klubin ndërsa presidenti Marcelo Klaure ka bërë të qartë se nuk do të ngutet për të marr vendime si për ta, ashtu edhe për trajnerin e ri që pritet të emërohet në ditët në vijim.

Kështu, për momentin Sadiku do të jetë i detyruar që të luajë në kampionatin bolivian, duke qenë i ndërgjegjshëm se deri në janarin e ardhshëm klubi i tij nuk do të marrë pjesë në aktivitete ndërkombëtare.

Një aventurë që nuk shkoi ashtu siç priste sulmuesi shqiptar, i cili kishte shkuar në Amerikën e Jugut për t’u bërë protagonist në futbollin latino-amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat