Grushti në fytyrën e Danilos sjell panik

Futboll

Grushti në fytyrën e Danilos sjell panik

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 21:58
Grushti në fytyrën e Danilos sjell panik

Portugalia ka kaluar në avantazh kundër Francës me një gol të realizuar nga pika e bardhë e penalltisë nga Kristiano Ronaldo.

Gjatë ekzekutimit të një goditjeje dënimi luzitanët hedhin një harkim në zonë ku ndodh edhe një përplasje e frikshme. Hugo Loris tenton të grushtojë topin, por në fund ajo që grushton është koka e Danilos.

Ky i fundit rrëzohet menjëherë në tokë dhe sjell panik për një përsëritje të rastit Eriksen, teksa nis të ketë dridhje të pakontrolluara të kokës së tij. Arbitri tregohet i vëmendshëm dhe menjëherë thërret ndihmën mjekësore përpara se të japë karton të verdhë për Loris.

Ajo që vihet re është sjellja aspak e e drejtë e frencezëve, të cilët pavarësisht se bëhej fjalë për një lojtar që kishte pësuar një goditje të rëndë, rrethojnë gjyqtarin dhe i kërkojnë llogari për 11 metërshin e akorduar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat