Rossi: Përrallë e bukur me fund të pafat

Futboll

Rossi: Përrallë e bukur me fund të pafat

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 13:14
Rossi: Përrallë e bukur me fund të pafat

“Na vjen keq pasi ishim shumë pranë kualifikimit, që do të ishte diçka historike në kufijtë e të pabesueshmes”.

Trajneri italian i Hungarisë, Marco Rossi, nuk e fsheh hidhërimin për një mision të pamundur, që ishte pranë realizimit, me skuadrën e tij që bëri një ndeshje madhështore, duke barazuar 2-2 me Gjermaninë në Mynih, madje duke qenë në avantazh ndaj “Panzerave”, që barazuan me vështirësi.

Hungaria, kundërshtari i Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit, me të cilën do të ndeshet në shtator, bëri një europian vërtet të mirë, duke barazuar përveçse me Gjermanisë edhe me Franncën, ndërsa me Portugalinë pësoi gol vetëm në minutën e 83-të, duke dalë me kokën lart nga kompeticioni, ku, duke parë grupin ku ishte shortuar, shumëkush e konsideronte thjesht një viktimë të fatit.

“Edhe në përrallat më të bukura mund të ketë fund të pafat. Unë e di që teknikisht nuk jemi ndër skuadrat më të mira në botë, por sa i përket aspektit taktik dhe atij të luftës sportive jam krenar për skuadrën, jam shumë krenar që unë jam trajneri i saj”.

Ndërkohë, në krahun tjetër, mund të marrë frymë Joachim Low, që kualifikohet në 1/8 pas një skenari ku rezultatet deri në golin e barazimit e linin në vendin e katërt të Grupit F, teksa pas përfundimit të kësaj faze në vendin e dytë të grupit hedh menjëherë sytë nga përballja në raundin e radhës kundër Anglisë.

“Bëmë gabime, por luftuam dhe treguam një moral të jashtëzakonshëm. Nuk ishte një ndeshje për ata me zemër të dobët. Tani përballemi me Anglinë, në Ëembley. Do të jemi të mirëpërgatitur, këtë mund t’ua premtoj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat