Gjilani zyrtarizon Prekazin

Futboll

Gjilani zyrtarizon Prekazin

Nga: K.G. Më: 24 qershor 2021 Në ora: 13:21
Gjilani zyrtarizon Prekazin

Gjilani do të fillojë fazën përgatitore me synime që të përgatitet sa më mirë për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.

“Sport Club “Gjilani” njofton se do të nis fazën përgatitore për edicionin e ri më datë 25 Qershor.

Skuadra do të paraqitet në stadiumin ndihmës me bari sintetik me fillim nga ora 17:00. Seanca e parë stërvitore do të jetë e hapur për mediat dhe publikun.

Gjithashtu, SC Gjilani bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistët: Shkëlzen Ruçi, Ardin Dallku, Drin Govori, Ivan Fustar, Qëndrim Dautaj, Ardit Hila, Arbër Çyrbja, Tomislav Busiç dhe Darko Nikaç.

Në skuadër janë afruar futbollistët: Yll Hoxha, Albert Dabiqaj, Elton Cale dhe Agustin Torassa, ndërkohë nga huazimi janë rikthyer Petrit Terziu, Albin Halimi, Qëndrim Ismajli dhe Muhamed Dubova. Klubi po punon në afrimin e futbollistëve të rinj sipas kërkesave të stafit teknik dhe konfirmon që afati kalimtar mbetet i hapur edhe më tej.

Klubi ka emëruar Rafet Prekazin në pozitën e Drejtorit Sportiv, ndërkohë që Sallah Sherifi ka kaluar në pozitën e Drejtorit Teknik. Departamentin sportiv të klubit e plotëson Drilon Sylejmani, i cili është emëruar në pozitën e Menaxherit të Përgjithshëm dhe afrimi tij pritet të jetë një ndihmesë e madhe në aspektin menaxherial. Ndryshimet e reja priten të prezantohen para ekipit në fillimin e fazës përgatitore”, njofton SC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat